Forca të mëdha policie në Lezhë, pika kontrolli, 8 të shoqëruar

Policia e Lezhes ka bere me dije te tjera detaje per grabitjen e supermarketit qe ndodhi kete te merkure. 8 persona jane shoqeruar dhe jane ngritur pika te shumta kontrolli.

Informacion paraprak

Kliko per me shume info

Me datë 21.11.2017, rreth orës 18:45 është marrë njoftim se tek Mini Marketi në pronësi të shtetasit Z.K, në qytet në Lezhë, një shtetas i paidentifikuar akoma, i mbuluar me shall në pjesën e fytyrës, ka hyrë në dyqan ku ka qenë vetëm shitësi dhe nën kërcënimin e një arme zjarri pistoletë që e ka pasur në dorë , i ka vjedhur xhiron ditore.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbëritur shërbimet policore që kanë kryer të gjitha veprimet hetimore ku janë sekuestruar provat materiale në vendngjarje si dhe sekuestruar kamerat e sigurisë për hetime të mëtejshme.

Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit.

Gjithashtu janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë , 8 persona për veprime hetimore të mëtejshme.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë vazhdojnë hetimet në vendngjarje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here