Policët që ndaluan Voltana Ademin e pësojnë keq

Pak orë pasi doli në media se si kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi shkelte rregullat e qarkullimit, mësohet se dy efektivët e policisë së shtetit janë pezulluar nga detyra.

ShkodraNews publikoi mesditën e sotme imazhe flagrante se si automjeti privat që priste Ademin kishte hyrë në zonën pedonale, aty ku ndalohet qarkullimi i makinave.

Kliko per me shume info

Pas këtij lajmi, u mësua se efektivët që ndaluan makinën që priste Ademin janë pezulluar nga detyra.

Kryebashkiakja, e cila duhet të jepte shembullin e zbatimit të ligjit në qytet, urdhëron pezullimin e policëve që guxuan të bëjnë punën e tyre edhe përballë Voltana Ademit.

E cila si çdo qytetar i Shkodrës duhet të jetë e barabartë përpara ligjit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.