Pogradec, 26-vjeçari plagos me sende të forta dy vëllezër

Dy vëllezër kanë mbetur të plagosur pasi u dhunuan nga një 26-vjeçar pas një sherri për motive banale.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në lagjen Nr.1 të Pogradecit.

Kliko per me shume info

Policia thotë se Borian Syzo goditi me sende të forta vëllezërit A.C, 44 vjeç dhe A.C, 46 vjeç në lokalin në pronësi të tyre si edhe ka dëmtuar orenditë e këtij të fundit.

Dy të plagosurit ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.