Pogradec/ Del në breg të liqenit trupi i pajetë

Aktualitet

Në ujërat e liqenit të Pogradecit, është parë një trup i pajetë në afërsi të plazhit të quajtur “Bafallo biç” tek ura në kanalin “Studençisht” në qytetin e Ohrit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Siç informojnë nga policia e Ohrit, në orën 11 e 55 minuta e ka vërejtur një kalimtar rasti i cili ka lëvizur nëpër shtegun për këmbësorë nga ura tek kanali “Studençisht” drejt “Parkut” rreth dy metra largësi nga bregu. Ngjarjen menjëherë e ka denoncuar tek policia e liqenit, raporton portalb.mk.

Në vendin ku është gjetur trupi i pajetë po bëhet ekspertizë e udhëhequr nga Prokurori publik dhe ekipet policore të SPB Ohër.

Policia e ka konfirmuar identitetin e personit trupi i pajetë. Bëhet fjalë për Filip Gj. (24) nga Kërçova, me banim në Ohër, i cili më datë 16 të këtij muaji u paraqit në polici si i zhdukur.

Pas urdhrit të prokurorit publik, në spitalin e Manastirit do të bëhet autopsia për verifikimin e arsyeve për vdekjen

ME TE LEXUARAT