Po punonte me makinë bujqësore, shqiptari humb jetën pas aksidentit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Igumenicë ditën e djeshme, ku një 30 vjeçar shqiptar humbi jetën si pasojë e një aksidenti.

Mediat greke shkruajnë se shqiptari po punonte me një makinë bujqësore që përdorej kryesisht për pastrim, kur mjeti u përmbys duke zënë sipër 30-vjeçarin.

Kliko per me shume info

Sipas mediave, makina bujqësore i përkiste një shtetasi grek, por përdorej nga punëtori shqiptar. Identiteti i viktimës nuk është bërë me dije ndërsa policia ka nisur hetimet për këtë aksident me pasoja fatale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here