Plaku “hakmerret” me gol ndaj Skënderbeut / Teuta zhyt në det Vllazninë

Kliko per me shume info

Skënderbeu sot është ndalur me barazim 1-1 nga Kamza. Skuadra e porsangjitur në Kategorinë Superiore po befason këtë sezon.

Kliko per me shume info

U mendua se korçarët do ta kishin të lehtë ndaj Kamzës, sidomos pas golit të Radasit në të 66′, por Plaku shënoi golin e barazimit 4 minuta para mbylljes së kohës së rregullt.

Sulmuesi jo vetëm i dha një pikë Kamzës, por u “hakmorr” ndaj Skënderbeut për aventurën e fundit që ai ka kaluar në Korçë, ku shumicën e kohës ka qenë në stol dhe polemikat nuk kanë munguar.

Në ndeshjen tjetër, Teuta sot mposhti 1-0 Vllazninë në Durrës. Goli i vetëm i takimit u shënua nga Çyrbja në të 15′ dhe mund të themi se shkodranët tani janë totalisht në krizë. Trajneri Ernest Gjoka praktikisht nuk ka bërë asgjë te kuqeblutë deri tani.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.