"8 orë në operacion. U nis natën me urgjencë drejt Tiranës", ja fotoja e të plagosurit në Shkodër

Aktualitet

Gjendja e të riut që u plagos dje në Shkodër vazhdon të mbetet e rëndë.

Pas 8 orësh operacion në spitalin e Shkodrës, Hermes Beqiri është transportuar gjatë natës në Spitalin Ushtarak në Tiranë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

20 vjecari ka një plumb në bark, por trajektorja e plumbit i ka prekur shumë organe duke bërë që të humbasë shumë gjak.

Autori i krimit mësohet se është Elvis Hoxha, i cili është arrestuar fill pas ngjarjes në fshatin Grudë, ku me vete mbante dhe armën e krimit, një automatik.

Mësohet se dy të rinjtë kanë pasur një konflikt më parë, gjë që ka sjellë edhe ngjarjen e rëndë./LajmiFundit.al/

NJOFTIMI I POLICISE:

Më datë 04.11.2017, rreth orës 19.20, ka ardhur një telefonatë në sallën operative se në lagjen Guerrile Shkodër, vendi “Ish Zoteknika”, ka të shtëna me armë zjarri.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë ku nga verifikimet e para ka rezultura se në një lokal, është plagosur me armë zjarri shtetasi H. B. 20 vjeç, banues në Shkodër, nga persona ende të paidentifikuar.

Shtetasi i lartëpërmendur ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, në gjendje të rëndë për jetën.

Janë ngritur pika kontrolli dhe po behët krehja e zonës dhe po punohet për identifikimin e kapjen e autorit/ve.

Janë shoqëruar disa persona në cilësinë e deshmitarit në D. V. P. Shkodër

Po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT