Ç’ndodhi natën në ish-Bllok? Sherr mes të rinjve, Policia shoqëron 15 persona, 1 në pranga

Një 27-vjeçar ka mbetur i plagosur gjatë një sherri në zonën e Bllokut, ku është qëlluar edhe me armë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në një lokal nate në Bllok, ku një person ka qëlluar me armë në ajër. Ndërsa 27-vjeçari Erlis Duka ka mbetur i dëmtuar nga goditjet me grushte. Policia ka shoqëruar 15 persona, por ende nuk ka emrat e autorit që qëlloi me armë.

Ndërkaq grupi hetimor ka sekuestruar pamjet filmike të kamerave të sigurisë në zonën ku ndodhi ngjarje për identifikimin e personit që qëlloi.

Kliko per me shume info

Policia njofton zyrtarisht se më datë 10.11.2017, rreth orës 01:05, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në rrugën “Brigada e 8” ka një konflikt dhe ka të shtëna me armë zjarri.

Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje ku nga verifikimet paraprake rezultoi se:
Në rrugën “Brigada e 8”, ka pasur një konflikt mes disa të rinjsh.

Si pasojë e konfliktit ka mbetur i dëmtuar shtetasi Erlis Duka, 27 vjeç, banues në Tiranë, i cili nuk ka dëmtime me armë zjarri, por dyshohet të jetë dëmtuar nga goditje me grushte.

Shtetasi Erlis Duka, është dërguar për ndihmë mjekësore, ku më pas është arrestuar për veprën penale “Moskallëzim Krimi”.

Gjatë konfliktit njëri prej shtetasve të përfshirë në konflikt ka qëlluar me armë zjarri në ajër. Në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy gëzhoja arme zjarri. Janë shoqëruar në ambientet e policisë 15 persona për sqarime dhe verifikime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here