Plagosi kushëririn në repartin ushtarak, arrestohet 20-vjeçari

Policia e Shkodrës ka arrestuar sot një 20-vjeçar të shpallur në kërkim i cili ka plagosur me armë zjarri kushëririn e tij në afërsi të repartit ushtarak të Vaut të Dejës.

Ngjarja ka ndodhur në 20 maj të 2017 ku 20-vjeçari Pashk Gjoni ka plagosur me armë zjarri kushëririn e tij 23-vjeçar me detyrë ushtarak pranë repartit të Vaut të Dejës pas konfliktit për një vajzë.

Kliko per me shume info

Policia bën me dije se u ndalua shtetasi në kërkim Pashk Gjoni, 20 vjeç, banues në Vau Dejës.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër me vendim Nr.803, datë 20.09.2017, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, i dyshuar për veprën penale “Vrasja me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armeve luftarake dhe municioneve” parashikuar nga nenet 76-22 dhe 278/1 të Kodit Penal Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.