Policia flet për plagosjen me armë në Shkodër, arratisen autorët

Një i ri është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme teksa ishte duke qëndruar në një lokal.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Shkodrës pak minuta më pare, ndërsa i riu është identifikuar si Hermes Beqiri.
Mësohet se ai po qëndronte në një bar në lagjen Kiras në Shkodër, ndërsa u plagos nga persona ende të paidentifikuar.

Kliko per me shume info

Paraprakisht thuhet se i riu është jashtë rrezikut për jetën. Policia ka mberritur ne vendngjarje dhe po punon per zbardhjen e plote te saj.

Deklarata e policise – Informacion Paraprak

Më datë 04.11.2017, rreth orës 19.20, ka ardhur një telefonatë në sallën operative se në lagjen Guerrile Shkodër, vendi “Ish Zoteknika”, ka të shtëna me armë zjarri

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë ku nga verifikimet e para ka rezultura se në një lokal, është plagosur me armë zjarri shtetasi H. B. 20 vjeç, banues në Shkodër, nga persona ende të paidentifikuar.

Shtetasi i lartëpërmendur ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, në gjendje të rëndë për jetën.

Janë ngritur pika kontrolli dhe po behët krehja e zonës dhe po punohet për identifikimin e kapjen e autorit/ve.

Janë shoqëruar disa persona në cilësinë e deshmitarit në D. V. P. Shkodër

Po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here