Plagosen dy shqiptarë në Napoli, në pranga 3 persona

Aktualitet

Pas një sherri të ndodhur mbrëmë në zonën e Acerra në Napoli, dy shqiptarë kanë mbetur të plagosur. Si raportojnë mediat vendase, ata janë dërguar në spital, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Policia thotë se më parë ndodhi një përleshje mes emigrantëve në këtë zonë, ku nisi me shkopinj bejsbolli e më pas degjeneruar në të shtëna me pistoleta.

Lidhur me këtë ngjarja, policia italiane ka vënë në pranga 3 persona, ndërsa ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarje.

ME TE LEXUARAT