Pjesë në grupin e ‘’skifterëve’’ që grabitën mijëra euro bizhuteri, arrestohet një tjetër shqiptar në Maltë

Aktualitet

Një tjetër shqiptar është arrestuar nga policia e Maltës, i përfshirë në grabitjen e bujshme të argjendarisë “Diamonds International” në 5 tetor 2017 në Tigne.

Pas arrestimit të shtetasit Ramazan Hysa, 24 vjeç, vjen arrestimi i shtetasit Artan Çoku, 25- vjeçari banues në Pieta, pasi dyshohet se ka ndihmuar për grabitjen e argjendarisë, njofton ‘timesofmalta’.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas policisë, gjatë grabitjes dy shqiptarët kanë plagosur edhe rojën e sigurisë me qytën e shotganit në kokë, dhe për pasojë ky i fundit pësoi dëmtime në kokë, por jashtë rrezikut për jetën.

Nga argjendaria e grabitur mësohet se Ramazan Hysa dhe Artan Çoku kanë marrë objekte me vlerë qindra mijëra euro.

Oficerët u vunë në ndjekje të dy të dyshuarve, në Bay Street, rreth orës 23:30 të mbrëmjes së 5 tetorit ku edhe i arrestuan. Kur oficerët u afruan, njëri nga shqiptarët drejtoi armën mbi ta, por nuk arriti të qëllonte.

ME TE LEXUARAT