60-vjeçari shton shpejtësinë kur pikaset nga Policia. Ja çfarë iu gjet në makinë

Kliko per me shume info

Një shtetas grek ka rënë në pranga, pasi është kapur me një sasi të konsiderueshme droge, që ishte futur në Greqi nga Shqipëria.

Policia greke njofton se është arrestuar një 60-vjecar emri i të cilit nuk bëhet me dije.

Kliko per me shume info

60-vjecari nuk i ka ndaluar Policisë, në segmentin rrugor Janinë-Athinë, pranë Amfilochias.

Ai ka rritur shpejtësinë, por pak kilometra më tutje ka dalë nga rruga dhe është përplasur.

Gjatë kontrollit në mjet, Policia gjeti 108 paketa me drogë. Më pas autoritetet kanë peshuar drogën, që rezulton të jetë 118.6 kilogramë.

Mësohet se destinacioni i drogës ishte Athina, ku i ndaluari edhe banonte. Gjatë kontrollit në banesën e tij janë gjetur dy peshore precizioni dhe një thikë me sustë.

Policia dyshon se 60-vjecari e ka sjellë vetë drogën nga Shqipëria, ose e ka marrë në afërsi të kufirit./LajmiFundit.al/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.