“Peshqit e mëdhenj”, kreu i Policisë Haki Çako takon zyrtarët e FBI

Zyrtare te FBI jane takuar ne Tirane me drejtorin e policise shqiptare Haki Cako nje dite pas deklarates se ambasadorit amerikan per kapjen e “peshqve te medhenj” nga janari i vitit 2018 e ne vazhdim.

Burimet zyrtare njoftuan se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako priti përfaqësuesit e FBI-së që do të asistojnë Policinë e Shtetit në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit, trafiqeve dhe terrorizmit.

LEXO EDHE:  Dorëhiqet papritur kreu i Spitalit të Durrësit
Kliko per me shume info

Gjatë takimit me dy përfaqësuesit e FBI-së, Atasheun e FBI/LEGAT Jack Liao dhe Mark Newhouse, Agjent Special i FBI-së, i specializuar për hetimin e krimit të organizuar, u vlerësua me nota shumë pozitive bashkëpunimi mes FBI-së dhe Policisë së Shtetit në luftën kundër terrorizmit, si dhe lufta kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit e bërë nga Policia e Shtetit këtë vit, duke e cilësuar si histori suksesi.

LEXO EDHE:  Ndryshime të reja në policinë e shtetit, EMRAT e zyrtarëve që emërohen

Në takim u konfirmua vullneti i zyrtarëve amerikanë për të ndihmuar Policinë shqiptare kundër krimit të organizuar dhe në mënyrë specifike kundër krimit financiar, transfertave të paligjshme dhe aseteve të ardhura nga aktivitete kriminale.

Drejtori i Përgjithshëm Çako falënderoi zyrtarët e FBI-së dhe u shpreh se eksperienca e tyre do të shërbejë për orientim drejt rrugëve më të mira për të goditur dhe vënë përpara përgjegjësisë grupet e strukturuara kriminale.

LEXO EDHE:  Zyrtare, kërkohet ngritja e bazave ushtarake të SHBA e NATO-s në Shqipëri

Më pas zyrtarët e FBI-së janë takuar me Drejtorin e Departamentit për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimet e Rënda, Idajet Faskaj. Takimet e këtij delegacioni do të vazhdojnë gjatë ditëve të ardhshme edhe me zyrtarë të tjerë të shtetit shqiptar.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here