Deputeti i PD: Peshku i madh për të cilin foli Donald Lu është Saimir Tahiri

Deputeti demokrat Gent Strazimiri, i ftuar në studion e emisionit “Opinion” ka folur për ata që mund të konisderohen peshq të mëdhenj, duke përmendur të parin emrin e Saimir Tahirit.

“Peshk i madh është Saimir Tahiri”, tha Strazimiri duke shtuar se nëse nuk do të merret parasysh ky fakt, tigani do të jetë bosh në zjarr dhe peshku do të vazhdojë të jetë në det.

Kliko per me shume info

Kjo deklaratë e Strazimirit vjen pas asaj të Ambasadorit Amerikan Lu, që tha se në janar duhet të nisin të arrestohen peshqit e mëdhenj.

Deputeti i PD, theksoi se prokuroria kerkoi arrestimin e Tahirit me provat e Antimafias Italiane, por mazhoranca u be pengese e hetimit duke e penguar ate ne Kuvend.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here