Peshkëpia: Ja si e gjeta prokurorin që më kishte marrë biblotekën e babait

ka treguar një histori sa të veçantë po aq tragjike në lidhje me atë se çfarë ka ndodhur në periudhën e komunizmit në familjen e tij.

Peshkëpia tha se prokurori i çështjes që firmosi pushkatimin e babait të tij, Manush Peshkëpia, një poet dhe letrar i njohur në atë kohë, kishte marrë të gjithë biblotekën e të atit dhe e kishte vendosur në shtëpi.

Kliko per me shume info

Ai tregoi edhe mënyrën se si ishte njohur me këtë fakt dhe për më tepër se kush është personi që i kishte marrë biblotekën e të atit.

Realisht, jam njohur me këtë informacion në vitet 1990 kur një nip i i gruas së prokurorit erdhi në Gjermani më një grup artistik dhe më pyeti se çfarë e kisha Manush Peshkëpinë, ndërsa unë i thashe se e kisha baba. Ai më tha se kam shkarkuar një kamion me libra tek shtëpia e Siri Çarçanit. Kujtoj ato volumet e lidhura bukur të Balzakut dhe të gjithë këtyre klasikëve. Ajo ditë ishte nisja më e saktë që vendosa që këtij prokurori ti shkoj në shtëpi dhe t’i kërkoj librat e babait”,- kujton Peshkëpia.

Ndërsa, vazhdon historinë, duke treguar se ishte viti ’92 kur vendosi t’i shkojë në shtëpi për t’i kërkuar librat e babait.

Ai kujton se në kohën kur i trokiti në derë dhe Çarçani hapi derën, pasi u prezantua, atë filloi ta kapë një e dridhur si shenja pankinsoni, ndërsa i kishte ofruar edhe një kafe.

I shkova drejt e në shtëpi, e kishin ndarë me një person tjetër sepse kishte hapësirë të madhe në ato apartamentet tek Shallvaret. Kjo gjë ndodhi në vitin ’92. I’a kërkova librat, i thashë se kush jam dhe në atë moment ai u dridh a thua e kapi parkinsoni”, -tha Peshkëpia.

PeshkëpiaRealisht, jam njohur me këtë informacion në vitet 1990 kur një nip i i gruas së prokurorit erdhi në Gjermani më një grup artistik dhe më pyeti se çfarë e kisha Manush Peshkëpinë, ndërsa unë i thashe se e kisha baba. Ai më tha se kam shkarkuar një kamion me libra tek shtëpia e Siri Çarçanit. Kujtoj ato volumet e lidhura bukur të Balzakut dhe të gjithë këtyre klasikëve. Ajo ditë ishte nisja më e saktë që vendosa që këtij prokurori ti shkoj në shtëpi dhe t’i kërkoj librat e babait.

I shkova drejt e në shtëpi, e kishin ndarë me një person tjetër sepse kishte hapësirë të madhe në ato apartamentet tek Shallvaret. Kjo gjë ndodhi në vitin ’92. I’a kërkova këto libra, i thashë se kush jam dhe në atë moment ai u dridh a thua e kapi parkinsoni. I thashë në fund fare do më tregosh një nder të më thuash se ku i kanë pushkatuar. Nuk di gjë, unë e kam marrë vesh nga rruga. Më erdhi shumë keq. Nuk mund të thuash se ishte njeri apo kishte një organizim të lartë psikik, ata edhe në momentin e fundit nuk ndjejnë keqardhje për atë se çfarë kanë bërë. Ai kishte firmosur me dorën e vet pushkatimin. Ishte prokurori i çështjes dhe nuk më tha asgjë në lidhje me atë ngjarje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.