Zbardhet ngjarja në Fier, identifikohet personi që qëlloi drejt lokalit

Policia e Fierit ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme ku një person ka qëlluar me pistoletë në drejtim të një lokali.

Policia njofton personi i cili është identifikuar si A.P, 47 vjeç dyshohet se është autori i ngjarjes dhe është shpallur në kërkim.

Kliko per me shume info

“Në datë 05.11.2017, rreth orës 18:45, në lagjen “1 Maji” Fier, një person ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të lokalit të shtetasit A.M, 45 vjeç, i cili ishte i ulur në tavolinë me shtetasit A.B, 53 vjeç, A.Xh, 49 vjeç dhe S.N, 50 vjeç, të gjithë banues në lagjen “1 Maji”, Fier. Në vendngjarje u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 gëzhoja arme zjarri tip pistoletë. Nga veprimet e kryera nga grupi hetimor, dyshohet se autor i ngjarjes është shtetasi A.P, 47 vjeç, i cili është shpallur në kërkim”, informon policia.

Blutë e qytetit të Fierit po punojnë për kapjen e autorit të dyshuar dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.