Përplasjet në LIBRA/ Mimoza Hafizi: Ben Blushi jashtë kodeve të burrnisë shqiptare

Politikë

Në një intervistë për “DITA”, Mimoza Hafizi rrëfen përplasjen me Blushin, ndërsa thekson se ajo që i ka ndodhur te Libra dhe me Kryetarin e saj, del jashtë kodeve të burrnisë shqiptare.

Hafizi u shpreh se përçarja me Blushin filoi pasi ai kërkonte që të kishte ekskluzivitetin e propozimit për kandidatët, sipas saj njëlloj siç ndodh te Rilindja dhe partitë e tjera të vjetra.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjithashtu një arsye tjetër sipas Hafizit, ishte se “lidhur me procedurat për caktimin e listave të përfaqësimit politik Libra, unë propozova të shmangej ekskluziviteti i kryetarit dhe të kishte trupa vendimmarrëse, si në shumë parti europiane.”

“Se ka një burrni, themi ne shkodranët, që shqiptarët e kanë kushdo qofshin ata, të pasur a të varfër, injorantë a të ditur, luajalë apo hileqarë, besnikë apo tradhtarë, oligarkë a mëditës. Kjo që më ka ndodhur te Libra dhe me z. Blushi del jashtë kodeve të burrnisë shqiptare.”- u shpreh ndër të tjera Hafizi.

ME TE LEXUARAT