Përplasje me armë mes të rinjve në Tiranë, 15 persona shoqërohen në polici

Aktualitet

Nje numer prej 15 personash janë shoqëruar në polici pas një konflikti mes të rinjve në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, ku janë përdorur edhe armët e zjarrit.

Konflikti në rrugën “Brigada e 8” sic theksoi policia, ka ndodhur rreth orës 01:05 të natës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Si pasojë e konfliktit ka mbetur i dëmtuar 27-vjeçari Erlis Duka, i cili nuk ka dëmtime me armë zjarri, por nga goditje të dyshuara me grushte.

I plagosuri është dërguar për ndihmë mjekësore dhe më pas është arrestuar për “Moskallëzim Krimi”.

Sipas policisë, gjatë konfliktit njëri prej shtetasve të përfshirë në konflikt ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe si provë materiale janë gjetur dy gëzhoja.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

ME TE LEXUARAT