Përplasen makinat pranë Levanit, tetë persona mbeten të plagosur

Kliko per me shume info

Dy automjete u përplasën në Levan të Fierit, ndërsa 8 persona mbetën të plagosur.

Aksidenti u regjistrua në orën 19.00 të së shtunës. Për fat të mirë, të gjithë të dëmtuarit nuk kanë probleme serioze për jetën.

Kliko per me shume info

Policia sqaroi se, një prej mjeteve ka dalë nga kontrolli dhe është përplasur me mjetin në kah të kundërt.

Dy automjetet e përfshira në aksident, një Alfa Romeo dhe një Renault, nuk kanë mundur dot të frenojnë për shkak të lagështirës së madhe në rrugë nga rreshjet e shiut të rëna në mbrëmje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.