Emri/ Shoferi nga Kosova përplas për vdekje 23 – vjeçaren në aksin Lezhë – Tiranë

Kliko per me shume info

Një vajzë 23 vjeçare ka gjetur vdekjen këtë të martë, pasi është përplasur nga një automjet.

Policia njofton se aksidenti ka ndodhur në aksin Lezhë – Tiranë në afërsi të një karburanti, ku një shofer nga Kosova ka përplasur për vdekje Davida Dodën, 23 – vjeçe.

Kliko per me shume info

Informacion paraprak i Policisë:

Më datë 21.11.2017, rreth orës 11:06 është marrë njoftim se në aksin rrugor  Lezhë-Tiranë,  në afërsi të një  karburanti  ka ndodhur një aksident.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbëritur  shërbimet e policisë ku kanë konstatuar se:
Automjeti me targa 01-959KF  me drejtues shtetasin G.S., 30 vjeç, ka përplasur për vdekje shtetasen D.D.,23 vjeçe.
Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve te aksidentit .
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme./LAJMIFUNDIT.AL/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.