Flet Drejtori i Policisë së Elbasanit: Ja pse nuk i përmendëm patentat e Tahirit

Drejtori i Policisë së Elbasanit Altin Qato doli për mediat për të sqaruar arrestimin e Orestës Sotës që po udhëtonte, veç 800 mijë eurove të pashoqëruara me faturë, edhe dy leje drejtimit të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Qato tha se policia nuk deklaroi gjetjen e 2 patentave, pasi kjo nuk përbente vepër penale, por vetëm shuma e parave që u gjet me shkelje për shkak të mungesës së faturës.

LEXO EDHE:  Vendimi, asnjë profesion i lirë jashtë TVSH nga zero, qeveria i përfshin edhe avokatët
Kliko per me shume info

“Në makinën e Orest Sotës janë gjetur dy leje drejtimit të ish-ministrit Tahiri. Ne nuk e bëmë publike gjetjen e patentatve të ish-ministrit Tahiri, pasi nuk përbën vepër penale”, – deklaroi Qato.

Sipas Qatos materialet janë dërguar në Prokurori, dhe se policia nuk ka fshehur asgjë. Ai thotë se O.S. është arrestuar më datë 2 nëntor për fshehje të të ardhurave.

LEXO EDHE:  “Më shitën motrën, me poshtëruan gruan”, historia e trishtë e burrit që vrau kushëririn

“Në mjetin e O.S. u gjetën para dhe patentat e Saimir Tahirit. Janë sekuestruar të gjitha provat materiale dhe janë dërguar menjëherë në Prokurori. Çdo veprim është bërë transparent. Për çdo gjë është vënë në dijeni prokurori i çështjes, ndërsa policia është tej mase e angazhuar për të bërë detyrat e veta. S’mund të nxjerrim të dhënat e sekretit hetimor. Gjithashtu po identifikojmë të gjitha problematikat në Elbasan,” – është shprehur Qato.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here