Situatë alarmante për shkak të motit të keq është regjistruar dhe në qytetin e Gjirokastrës, ku shtatë familje rome janë evakuuar pasi rrezikoheshin nga përmbytja.
Mësohet se familjet rome strehoheshin në disa baraka pranë Drejtorisë Rajonale të Bujqësisë.
Bashkia Gjirokastër ka siguruar strehim të përkohshëm të tyre në konviktin e Shkollës Pedagogjike, ndërsa intensiteti i reshjeve vijon të mbetet i lartë.
Liqeni i Viroit ka dalë nga shtrati, duke e bërë të vështirë kalimin në rrugën nacionale. Ndërkohë që shumë zona në këtë qark vuajnë mungesën e energjisë elektrike.