Përmbytje të mëdha në Greqi/ Humbin jetën 7 persona

Shtatë persona kanë humbur jetën në Greqi si pasojë e motit të keq, të ashtuquajtur Euridiki.

Kliko per me shume info

Mes tyre janë pese meshkuj dhe dy femra. Mediat vendase raportojnë se të gjithë viktimat kanë qenë banorë të komunës së Mandres në perëndim të Athinës, ku dhjetëra shtëpi janë përmbytur nga ujërat e rrëmbyera.

Sipas organeve vendore, disa persona konsiderohen të humbur, ndërsa dy gra të moshuara që janë shpëtuar në çastin e fundit janë dërguar në spital me hipotermi.

Nga reshjet e mëdha të shiut, shumë shtëpi janë përmbytur, ndërsa dhjetëra makina janë bllokuar në rrugët përreth. Shërbimi zjarrfikës u është përgjigjur më shumë se 360 thirrjeve për ndihmë nga shtëpi dhe dyqane të përmbytura.

Probleme ne qarkullimin e automjeteve ka pasur në rrugën nacionale Athinë-Korinth. Organet vendore kanë urdhëruar të mos hapen shkollat në gjithë zonën perëndimore të prefekturës së Athinës. Dhjetëra makina kanë përfunduar në det nga ujërat e rrëmbyera, janë përmbytur shtëpi e dyqane, është ndërprere furnizimin me energji elektrike dhe ujë. Në ndihmë të banorëve kanë shkuar forcat e ushtrisë dhe repartet e zjarrfikëseve

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.