Përmbytja në Greqi merr përmasa tragjike, reagon kryeministri i Tsipras
Është përkeqësuar bilanci i jetëve të humbura pas përmbytjeve të shkaktuara nga stuhia e madhe në Greqi.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Mediat fqinjë bëjnë me dije se deri tëni janë shënuar 10 viktima.
Qytetet më të dëmtuara nga stuhia e fuqishme janë ato të Mandrës, Nea Peramos dhe Megara, rreth 27 km në perëndim të Athinës.
Raportet e mediave greke thonë se shumë prej të vdekurve ishin njerëz të moshuar, trupat e të cilëve u gjetën brenda shtëpive të tyre.
Për ngjarjen ka reaguar edhe kryeministri grek Alexis Tsipras, i cili ka shprehur ngushëllimet e tij për këtë fatkeqësi natyrore, por edhe jetët e humbura.