Përmbarimi nxjerr në rrugë familjen nga Pogradeci, 40-vjeçarja mes lotësh: Do var veten

Një familje në Pogradec ëshë nxjerrë jashtë banesës nga përmbarimi. Megjithatë sipas pronarëve përmbarimi është jashtë ligjit pasi vijojnë të nxjerrin orenditë dhe të boshatisin banesën, raporton BalkanWeb.

Sipas Behare Rushitit, pronares së shtëpisë, policia ka dhunuar vajzën 14-vjeçare, e cila nuk lejonte nxjerrjen nga banesa.

Kliko per me shume info

“Kisha marrë lekë me fajde, i kam shlyer, ndërkohë kam edhe një shumë të vogël. Jam ende në proces gjyqësor. Përmbarimi ka ndërhyrë pa përfunduar gjyqi. Janë të paguar së bashku me noteren dhe gjykatën,” u shpreh pronarja.

LEXO EDHE:  Në Tiranë po bëhet nami, jepet alarmi urgjent: Në rrezik jeta e mijëra qytetarëve

Behare Rushiti paralajmëroi se nëse e linin në mes të rrugëve dhe nuk i jepnin të drejtë do të varte veten para shtëpisë.

“Më lanë mes rrugëve. Jam e sëmurë sapo dola nga spitali. Kërkoj të drejtën sepse jemi në rrugë. Nesë nuk më japin të drejtë do të var veten para shtëpisë,” u shpreh ajo.

LEXO EDHE:  Si luftuan dje me zjarrin në fabrikën e reciklimit të mbetjeve në Tiranë zjarrëfikësit

Ndërkaq 40-vjeçarja është marrë me ambulancë dhe është dërguar në spitalin e Pogradecit në gjendje të fikëti.

Kliko per me shume info

1 COMMENT

  1. Enveri te “nxirrte ” nga qyteti dhe te syrgjynoste ne ndonje qytet te vogel apo fshat por te jepte direkt strehim dhe pune njelloj si ata te tjeret qe jetonin rreth teje… madje ne mos me mire… :;

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here