Përkeqësimi i motit, ja parashikimi për sot dhe nesër

Aktualitet

Ndryshimi i shpejtë i motit në vendin tonë është vënë re nga të gjithë. Tashmë temperaturat në vend po shkojnë në minus, ndërsa reshjet e shiut në vendet e ulëta dhe ato të dëborës në vendet malore po vijnë.

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit për pasditen e sotme dhe të nesërme.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Reshje

Pasditen e sotme reshjet e shiut do të shtrihen gradualisht në të gjithë territorin, më e dukshme gjatë orëve të natës dhe gjatë ditës së nesërme.

Paralelisht intensiteti i reshjeve do të pësojë rritje të vazhdueshme nga ora në orë, për të arritur nesër vlera të larta deri në 100mm/24orë.

Reshjet do të shoqërohen me prani të lartë të RRUFEVE dhe ERE të fortë.

Temperaturat

Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

Në bregdet: 11 °C / 17 °C

Në vendet e ulëta: 6 °C / 16 °C

Në vendet malore: 4 °C / 11 °C.

Era

Sot pasdite pritet të fryjë mesatare por nesër ajo do të forcohet ndjeshëm, për të arritur vlera mbi 70 km/orë në bregdet dhe në terrenet malor.

ME TE LEXUARAT