Përgjimet e gjyqtarit që liroi vrasësin: S’kemi as brekë me vesh, jemi shkund krejt…!

Zbardhen përgjime të reja të hetimit që çoi në arrestimin gjyqtarit të Apelit, Shkëlqim Miri. Në një bisedë telefonike të 25 majit 2017 Alban Buci i rrëfente nënës së Gentian Dodës se djali i saj do të lirohej shumë shpejt, pasi ai i kishte sqaruar gjyqtarët. Gjatë kësaj bisede bashkëbiseduesit theksojnë se “janë shkundur” financiarisht nga kjo çështje.

Sigurimi i një shumë prej 30 mijë euro, që dyshohet të jetë përdorur për rryshfet në gjykimin e Gentian Dodës në Gjykatën e Apelit Tiranë ka rrënuar financiarisht familjarët dhe miqtë e tij. Të paktën, kështu ka pretenduar shoku i tij Alban Buci në një bisedë telefonike me nënën e Dodës në 25 maj 2017.

Kliko per me shume info

Përgjimi i bisedës së zhvilluar dy ditë pasi Buci i dorëzoi eurot në Fushë-Krujë, Kujtim Mirit, personit të dyshuar si sekseri i gjyqtarit Shkëlqim Miri, është pjesë e dosjes së siguruar nga “ABC Neës”. Në këtë komunikim Alban Buci garanton nënën e Dodës se djali i saj do lërë qelinë për dy javë. Ai i tregon asaj edhe lutjen ndaj gjyqtarit për të mos kërkuar më para dhe thekson se kjo çështje i ka fikur dhe shkundur.
Alban Buci: Rri pa merak, se e kam sqaruar unë atë punë. E kam sqaruar padje me atë që ka çekiçin. I kam sqaruar gjërat.

Nëna e Dodës: Mirë, faleminderit shumë.
Alban Buci: I kam dhënë një thes me dokumente. Shyqyr ka me dalë dhe ai se na ka fikë më. S’kemi as brekë me vesh s’kemi. Jemi shkund krejtë. S’kemi çar me i bë tjetër.
Nëna e Dodës: Veç të dalin, pas Zotin.
Alban Buci: I thashë atij gjyqtarit, daku mos kërko më se s’kemi çarë me të dhënë tjetër, veç shpirtin.

Nëna e Dodës: Se dhe unë me pyet, atije dëgjohet dhe kështu, prandaj të pyes ty.
Alban Buci: Rri pa merak se e kemi sqaruar në maksimum. Do vjet të takoj. Do vij të takoj një ditë dhe ta sqaroj tamam.
Nëna e Dodës: Po fol njehërë, pyet sot.
Alban Buci: Jo s’ka nevojë me pyet se e kam sqaruar unë vetë personalisht para tre ditësh.
Nëna e Dodës: A do të paraqitet në Burrel a në Tiranë.

Alban Buci: Jo jo, s’ka me u paraqit në asnjë vend ky. I bëshin vetë ata.
Nëna e Dodës: Eee
Alban Buci: E bëjnë vetë ato.
Nëna e Dodës: Se aty isha në siklet, se thashë se mos do të shkonte prapë në Burrel.

Alban Buci: Jo çar sikleti, i kemi sqaruar ato gjërat, mos u mërzit ti. Ne presim veç të dalin.
Nëna e Dodës: Mirë faleminderit.
Për Alban Bucin gjykata për Krimet e Rënda ka caktuar një masë sigurie “arrëst në burg” në mungesë. Ai dyshohet të jetë një nga personat e angazhuar në aktin korruptiv në gjykatë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here