Përgatitej për dasmën, aktorja përfundon në spital

Teksa vazhdon përgatitjet për dasmën, aktroja simpatike turke, Bensu Soral është detyruar t’i drejtohet spitalit pasi është prekur nga një virozë. Sipas “HaberTurk”, aktorja e njohur për rolin e Melek në serialin “I Infiltruari”, që po transmetohet në Televizionin Klan+, është parë teksa dilte me pizhame nga shtëpia.

Ajo mësohet se ka marrë një serum në spital dhe fatmirësisht, nusja e ardhshme duket se nuk kishte asgjë serioze.

Kliko per me shume info

“Jam prekur nga një virozë, nuk ka asgjë serioze. Po shkoj të pushoj në shtëpi”, tha aktorja, e cila pritet të shkojë drejt altarit me të dashurin Hakan Baş.

Aktorja 26-vjeçare që nisi karrierën në vitin 2012 është kthyer në një ndër emrat më të kërkuar në Turqi falë suksesit të jashtëzakonshëm të serialit “I Infiltruari”. /tvklan

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.