Përfundon seanca ndaj gjyqtarit Miri, Gjykata vendos masën “arrest me burg”

Kliko per me shume info

Ka përfunduar seanca kundër gjyqtarit Shkëlqim Miri, i arrestuar dy ditë më parë.

Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg. Miri akuzohet se ka tjetërsuar një vendim, nga “vrasje” në “plagosje e rëndë me pasojë vdekjen”, dhe për këtë gjë ka marrë një shumë parash si shpërblim.

Kliko per me shume info

Shkëlqim Miri u ndalua për dyshimet e korrupsionit, ndërsa në banesën e tij u sekuestruan gjatë kontrollit me vendim gjykate 174 mijë eurë, mbi 10 milionë lekë dhe 1 mijë dollarë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.