Ideja “e çmendur” e Perezit, të blejë Neymarin nga PSG!

Kliko per me shume info

Edhe pse transferimi i tij është ende i freskët e vijon të bëjë jehonë si më i bujshmi në historinë futbollit, mësohet se babai i “Princit” të Parisit, sic është pagëzuar braziliani Neymar, ka nisur nga puna për marrëveshjen që e projekton të ardhmen e “yllit” të PSG sërish në Spanjë

Sic raporton e përditshmja spanjolle “El Mundo Deportivo”, burime pranë klubit të Nasser Al Khelaifit bëjnë me dije se presidenti i Realit të Madridit, Florentino Perez, dhe i ati i Neymar kanë zhvilluar disa biseda lidhur me një kthim të mundshëm të sulmuesit 26-vjecar në La Liga. “Los Blancos” dështuan dikur për të përfituar shërbimet e ish-“yllit” të Santosit, më saktësisht në vitin 2013.

Kliko per me shume info

Në atë kohë, ai u transferua te katalanasit e Barcelonës, por dyert e “Bernabeut” qëndrojnë gjithnjë të hapura për talentin me famë ndërkombëtare. Marrëveshja, në fakt, do të ishte shumë më konkrete në rast të një largimi të mundshëm të Cristiano Ronaldos, kontrata e të cilit përfundon në vitin 2021.

Deri atëherë Neymar do të ketë në dispozicion kohën e mjaftueshme për të shijuar të gjithë madhështinë që i ka falur hierarkia e vendosur te klubi i Parisit, pas marrëveshjes faraonike prej 222 milionë eurove. Në të vërtetë, vetë Neymar duket se po e shijon jetën në Francë dhe synimi i tij është trofeu i Champions Leagues me skuadrën e re.

Gjithsesi, pas incidentit me Edinson Cavanin, në Francë kanë nisur spekulimet se edhe marrëdhënia me trajnerin Emery ka pësuar krisje. Tashmë mbetet për t’u parë se cfarë drejtimi do të marrë “telenovela” më e re me protagonist futbollistin më të shtrenjtë në botën e futbollit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.