Përdhunoi 13-vjeçaren, flet i riu: E mora në makinë se binte shi, më ngriti dorën

Aktualitet

32-vjeçari që akuzohet se ka përdhunuar vajzën e mitur nga Kruja, ka dhënë një dëshmi të ndryshme nga ajo e 13-vjeçares. Alfred Tereziu, deri sa të dalë përgjigjja e analizës mjeko-ligjore, për vajzën, do të qëndrojë prapa hekurave.

I riu mësohet të ketë thënë se vajzën e ka shoqëruar deri diku, pasi e ka parë në rrugë dhe i ka ardhur keq që po lagej në shi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“E pashë në rrugë. Ajo më ngriti dorën, e mora vetëm se po binte shi. E mora në makinë, e çova deri ku donte ajo. Nuk e kam prekur me dorë, aq më pak ta kem përdhunuar. Nuk e di çfarë thotë ajo, por unë s’kam lidhje fare me këtë histori”, ka dëshmuar djali, raporton “Balkanweb”.

Sakaq burime nga policia e Durrësit bëjnë të ditur se e mitura i dërgoi ata pranë një moteli në autostradën Tiranë-Durrës, aty ku pretendonte se ishte përdhunuar. Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë së hotelit për të parë nëse i riu ka hyrë me të në hotel.

ME TE LEXUARAT