Përdhunoi të miturën në hotel, 32-vjeçari e mohon në gjyq: Erdhi në makinë me dëshirë

Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasin Alfred Terziu.

32-vjecari akuzohet për vepren penale marrëdhënie seksuale me shtetasen 13-vjecare me iniciale D.P.

Kliko per me shume info

Në masën e sigurimit personal, të zhvilluar me dyer të mbyllura, 32 – vjeçari nëpërmjet avokates ka mohuar akuzën e ngritur ndaj tij, duke deklaruar se të miturën e ka marrë në makinë me dëshirën e saj.

Kjo e fundit, sipas Tereziut, i kishte kërkuar ta shoqëronte diku, pasi po binte shi.

Dyshohet se i riu ka marrë me forcë 13-vjecaren nga Kruja dhe e ka mbajtur në hotel për një natë, ku ka kryer marrëdhënie seksuale.

LEXO EDHE:  S`ka zgjedhje por Edi Rama nxjerr të gjitha ministritë në fushatë

Të nesërmen, i riu e ka dërguar vajzën deri pranë banesës së saj dhe e ka kërcënuar të mos tregonte se cfarë ka ndodhur.

LEXO EDHE: ‘Më kërkoi të fikja telefonin’, flet e mitura: 32-vjeçari më përdhunoi në hotel

Vajza po kthehej nga shkolla, kur i riu i është afruar dhe e ka marrë me forcë në makinë.

Pas arrestimit, ai ka thënë se vajzën e ka shoqëruar deri diku, pasi e ka parë në rrugë, dhe i ka ardhur keq që po lagej në shi.
“E pashë në rrugë, ajo më ngriti dorën, e mora vetëm se po binte shi. E mora në makinë, e çova deri ku donte ajo. Nuk e kam prekur me dorë, aq më pak ta kem përdhunuar. Nuk e di çfarë thotë ajo, por unë s’kam lidhje fare me këtë histori”,- ka dëshmuar 32-vjecari.

LEXO EDHE:  Ndotja në Elbasan, prokuroria nis hetimet, shkrihet Inspektorati i Mjedisit

Ka qenë motra e vajzës së mitur që ka ngritur alarmin në Polici, e cila tha se 13-vjecarja pas mësimit nuk ishte kthyer në shtëpi./LAJMIFUNIT.AL/

Njoftimi i policisë
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin
• Alfred Tereziu 32 vjeç, banues në Tiranë.
Tereziu dyshohet se në një hotel ka kryer marrëdhënie seksuale me shtetasen e mitur me inciale D.P. 13 vjeçe, banuese në Krujë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me te mitur“parashikuar në nenin 100 të Kodit Penal.

LEXO EDHE:  Bllokohen 5 persona në malin e Tomorrit, helikopteri i FA niset në vendngjarje

 

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here