Rrëfehet vajza shqiptare, u përdhunua nga futbollisti i Milanit: Më dehu, humba ndjenjat

Aktualitet

Futbollisti i njohur brazilian Robinjo u dënua të premten me 9 vite burg nga një gjykatë e shkallës së parë italiane, për përdhunim në grup të një vajze shqiptare.

Sipas medias italiane ngjarja ka ndodhur në 22 janar të 2013-ës, në një diskotekë të Milanos, ku ish-sulmuesi i Milanit ishte bashkë me 5 brazilianë të tjerë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në deklaratën e saj, vajza ka treguar se nuk ka qenë e vetëdijshme në atë moment dhe më pas ka humbur plotësisht ndjenjat.

Sipas saj, grupi e ka detyruar të kryejë disa herë marrëdhënie seksuale me forcë, në një garderobë, ku dhe kanë abuzuar me të.

“Kam shkuar në klub me dy miq të tjerë. Ata janë larguar kur agresorët më dehën dhe më pas unë kam humbur ndjenjat”, tha vajza shqiptare, e cila në atë kohë ishte 22 vjeçe.

Avokatët e futbollistit kanë mohuar këto akuza dhe kanë thënë se do ta apelojnë vendimin.

ME TE LEXUARAT