Përçahen themeluesit e LIBRA-s, zbardhet debati i ashpër mes Ben Blushit dhe Mimoza Hafizit

Politikë

Vetëm një vit nga shpallja e partisë LIBRA, dy themeluesit e saj Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi i kanë dhënë lamtumirën njëri-tjetrit. Disa mesazhe të zbardhura nga “newsbomb” tregojnë se ky moment ka qenë i ashpër, pasi edhe gjuha e përdorur në debat ka qenë e fortë.

Në mesazhin që Ben Blushi i ka dërguar Mimoza Hafizit, e quan “hileqare” dhe i uron pleqëri të mbarë, dhe shkak mësohet të ketë qenë propozimi që ka bërë Hafizi në statut, për dy krerë partie.

“Pension të mbarë Moza… Unë nuk ndaj asgjë me hileqarët”, i shkruan ashpër Ben Blushi bashkëthemelueses së LIBRA-s.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pedagogia dhe anëtarja e LIBRA-sm Mimoza Hafizi kundërpërgjigjet me një tjetër mesazh kundrejt Blushit dhe anëtarëve të tjerë teksa shprehet e prekur nga këto fjalë. Hafizi teksa u drejtohet kolegëve tregon se ditët e fundit është fyer shumë nga kryetari Blushi, e pretekst ka qenë drafti i statutit.

“Jam thellësisht e prekur nga këto fjalë që vijnë nga personi që kam mbështetur më shumë…”, kështu e nis mesazhin e saj Hafizi, ndërsa më tej kërkon mbështetje nga anëtarët e LIBRA-s.

Blushi dhe Hafizi mbetën jashtë Parlamentit pasi nuk arritën të mbledhin mjaftueshëm vota në zgjedhjet e 25 qershorit, e fill pas kësaj rënie vijnë dhe përplasjet mes tyre, në mënyrë kaq të hapur.

ME TE LEXUARAT