Përballja në gjykatë, Labi: Biznesmeni Shemsi Sinani më dha 20 milionë lekë, unë ja dhashë Artur Zotos

Kliko per me shume info

Është zhvilluar mes tensioneve seanca te Krimet e Rënda për dy ish-funksionarët e Burgjeve, ish-drejtori Artur Zoto dhe ish-zv.drejtori Iljaz Labi. Në seancën e sotme janë vënë për herë të parë përballë dy ish-zyrtarët, të cilët akuzohen për korrupsion me tenderat e ushqimit në burgje.

Përballja e parë mes Zotos e Labit ishte e tensionuar. Dy herë ka ndërhyrë gjykata për të qetësuar situatën mes familjarëve të të pandehurve. Labi ka deklaruar se për sa i përket tenderit të vezëve nuk ka qenë asnjëherë kryetar i komisionit, por me këtë çështje është marrë administrata.

Kliko per me shume info

Gjatë dëshmisë së tij para trupës gjykuese, Labi ka deklaruar se ka marrë 20 milionë lekë nga biznesmeni Shemsi Sinani dhe ia ka dorëzuar Artur Zotos në zyrë.

“Zoto më kërkoi të flisja me një biznesmen për tenderin e vezëve dhe bylmetit. Kërkonte 20 % të shumës. Biznesmeni Shemsi Sinani më dha 20 milionë lekë te një lokal te Blloku. 20 milionë lekët ia dorëzova Artur Zotos në zyrë”, tha Labi.

Ndërkohë, nuk do të ketë më përballje mes dy ish-zyrtarëve të Burgjeve, por deklarime të biznesmenëve të përfshirë në hetim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.