Nuk i japin 3 vite pension, burri në Shkodër: Do të vetëflijohem, nuk duroj më

Aktualitet

Është 71 vjeç, por ka dalë në pension 3 vite me vonesë. Me një problematikë të tillë është detyruar të përballet pensionisti nga lagjia Ndocaj e qytetit të Shkodrës, Gani Sadiku. Ai thoë se vitet e punës i njihen në librezë, por i nxjerrin probleme te Instituti i Sigurimeve Shoqërore Shkodër.

Sadiku kërkon që ti rikthehen 35 muaj pension. Për më tepër, çështjen e tij, si shkak i ankesave, e kanë dërguar edhe në gjykatë, duke e zvarritur. “Kërkoj 35 muaj pension, pasi më janë mohuar padrejtësisht.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Dokumentat që zotëroj më japin të drejtë, por këtu në Shkodër te Instituti i Sigurimeve Shoqërore nuk më lënë të zgjidh problemin. Kërkoj lekët e mija, pasi jam në borxhe. Kërkoj gjithashtu ndihmën e institucioneve, sepse në të kundërt do të futem në grevë urie ose do të vetëflijohem. Nuk duroj më.” – shprehet Sadiku.

Shuma që pensionisti Gani Sadikur pretendon që i është mohuar përgjatë 3 viteve është rreth 5 milionë lekë të vjetra. Dhe kjo do e ndihmonte të shlyente edhe borxhet që ka.

ME TE LEXUARAT