“Dy dosje të drogës mbajnë peng Ramën me Tahirin, për kryeministrin ka përgjime”

Gazetari Basir Çollaku deklaroi në “Ora News” se janë dy aksione të mëdha kundër drogës që mbajnë peng kryeministrin Edi Rama me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin.

Çollaku përmendi aksionin kundër laboratorit të kokainës në Xibrakë ku tashmë janë dënuar si dhe avionin me drogë në Ishëm.

Kliko per me shume info

“Ka shumë më tepër përgjime. Edhe për kryeministrin aktual ka përgjime. Çështja e Xibrakës është çështje e pambyllur dhe është një nga çështjet që mban peng kryeministrin me ish-ministrin e Brendshëm. Çështja tjetër ishte rrëzimi i avionit në Ishëm ku mes ish-ministrit dhe kryeministrit të vendit ka një aferë.
Të paktën këto dy ngjarje i lidhin ministrin e Brendshëm dhe kryeministrin në mënyrë të pazgjidhshme. Ose ikin bashkë ose rrinë bashkë. Qëndrimi i tyre radikalizon dhe e thellon krizën në këtë vend në raport me drejtësinë. Ndërsa largimi është i përbashkët pasi edhe veprat që ata kanë konsumuar…kryesisht ka qenë fal kontributit të partnerëve”, tha Çollaku.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here