PD nis protestat, Noka: Qeveria i ka ditët të numëruara

Politikë

Nisin protestat mbarepopullore per rrezimin e Qeverise Rama2. Kjo ishte paralajmeruar prej ditesh por ishte deputeti i PD, Flamur Noka i cili tha se kjo qeveri i ka ditët e numëruar pasi do të rrezohet me protesta popullore dhe demokratike.

Në përfundim të mbledhjes së Komisionit të Sigurisë, ku u diskutua buxheti i SHISH, Noka tha se qeveria e Ramës nuk përfaqëson qytetarët por krimin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Noka: Sot kjo qeveri ka rënë moralisht, ajo mund të rrijë në këmbë pak ditë aritmetikisht. Por qytetarët që e votuan, e votuan dhe besuan pasi i kërkoi timonin timonieri për të drejtuar vendin.

E vërteta doli në pah se nuk kishin patentën për të drejtuar vendin, por kjo qeveri dhe timonieri kishin patentë për të drejtuar skafet, trafikun dhe krimin e organizuar. Është koha ta rrëzojmë dhe kjo qeveri i ka ditët e numëruar. Gjushi është një ushtar i vogël i kësaj perandorie me lidhje të mëdhaja në krim.

Perëndoria do të rrëzohet në mënyrën më demokratike të mundshme, me protesta popullore. Kjo qeveri bleu vota por edhe ato pak vota që mori për të qeverisur, nuk qeveris por drejton krimin. PD ka institucionet që do vendosë afatet, datat dhe strategjinë. Por një gjë ju them me siguri kjo qeveri i ka ditët e numëruara, është qeveri e krimit dhe e bandave. Në këtë aksion kemi mbështejten e faktorit ndërkombëtar dhe kjo është e rëndësishme.

ME TE LEXUARAT