PD nxjerr fakte të reja “Elona Gjebrea udhëtoi më shumë se 1 herë me makinën e Habilajve”

“Deputetja Elona Gjebrea, krahu i djathtë i Saimir Tahirit për katër vjet në krye të Ministrisë së Brendshme, ka disa ditë që shmang pyetjen e thjeshtë, nëse ka udhëtuar në Greqi me makinën e vëllezërve Habilaj. Dje, ajo refuzoi me arrogancë t’u përgjigjet pyetjeve direkte të gazetarëve për këtë çështje.

Arsyeja është e thjeshtë: Elona Gjebrea ka udhëtuar më shumë se një herë në makinën e drogës së Habilajve. Prandaj Elona Gjebrea duhet që të sqarojë publikisht:

Kliko per me shume info

Pse udhëtoi privatisht për në Greqi?

Pse në këto udhëtime nuk mori makinën dhe shoferin e saj?

Pse nuk udhëtoi qoftë edhe me makinën e saj private?

Pse zgjodhi të udhëtojë me makinën e Habilajve?

Zonja Gjebrea duhet gjithashtu t’i përgjigjet pyetjes:

A është takuar ndonjëherë me Habilajt?

Nëse po, përse është takuar?

Zonja Gjebrea duhet gjithashtu të sqarojë opinionin publik:

Si Koordinatore Kombëtare Kundër Trafikimit a ka qenë ajo e informuar për trafikun masiv të drogës dhe të armëve nga Shqipëria në Itali dhe Greqi?

Cilët drejtues të lartë të shtetit ka informuar?

Çfarë masash ka marrë ajo për këtë gjë?

Si deputete e Kuvendit të Shqipërisë ajo sot duhet të përgjigjet edhe për një pyetje tjetër: A ndjen kjo përfaqësuese e popullit ndonjë përgjegjësi morale dhe politike për lulëzimin e krimit dhe të drogës në Shqipëri gjatë katër viteve që ajo ishte numër 2 i Ministrisë së Brendshme?

Është koha që Elona Gjebrea të përballet me përgjegjësitë e veta. Krimi në Shqipëri lulëzoi, se me të u bë palë direkt apo indirekt e gjithë qeveria, përshi Elona Gjebrean. Cilado qoftë apo jo përgjegjësia penale e Elona Gjebreas, sot është dita që ajo t’i kërkojë falje popullit të saj dhe të bashkëpunojë me drejtësinë.

1 COMMENT

  1. Ne kete rast duket qarte qe jane te inkriminuar shume qeveritare e shtetare. Kjo nuk mund te ndodhe pa dijenine e kryeministrit. Pra Rama eshte koka e krimit, te largohet sa me pare. Populli duhet ti therrese mendjes

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.