PD në mbështetje të banorëve të Himarës: Vilat e pushtetarëve nuk shemben

Partia Demokratike u doli në mbrojtje sot banorëve të Himarës të cilët protestojnë për shembjen e shtëpive. Pranë tyre sot ishte, deputeti Flamur Noka i cili akuzoi qeverinë se para se të dërgonte inspektorët e ndërtimit u ka dërguar sekserë.

“Në Himarë para se të zbarkonin forcat policore dhe inspektoriati i ndërtimit kanë zbarkuar me dhjetra sekserë që i bëjnë pazare të të gjithë atyre të cilët u është parashikuar të prishet ndërtesa. Sekserët qeveritarë kanë zbarkuar para se të vijë INUK dhe Policia”, tha ai për Ora News.

LEXO EDHE:  HARROJINI makinat me timon “anglez”, Shqipëria NDRYSHON ligjin

Kliko per me shume info

Sipas Nokës po prishen shtëpitë e qytetareve te thjeshte por jo vilat e pushtetareve dhe te afermeve te tyre.

Himara përdoret për të fshehur skandalet. Zbarkojnë në Himarë për të tërhequr vëmendjen nga skandali i Tahirit, vijoi ai me tej.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here