PD dorëzon në Kuvend, amendamentin: Të rritet dëmshpërblimi për ish-të përndjekurit

Deputetja e PD, Jorida Tabaku ka njoftuar se sot dorëzoi në Kuvendin e Shqipërisë amendamentin për buxhetin e shtetit per rritjen e vlerës që shteti do t’i shpërndajë ish-të përndjekurve politikë dhe familjarëve të tyre.”

“Dëmshpërblimi financiar,- shkruan Tabaku në Fb, – është detyrimi që shteti dhe shoqëria i kanë kësaj shtrese të nëpërkëmbur dhe trajtuar në mënyrë çnjerëzore nga regjimi i djeshëm por që fatkeqësisht ka marrë më pak këste dëmshpërblimi në këto katër vite.

LEXO EDHE:  Basha TRONDIT vendin: Ja çfarë më thanë në Gjermani për Saimir Tahirin…
Kliko per me shume info

Gjatë diktaturës komuniste mbi 59 mijë shqiptarë të internuar në kampet e internimit, 34.135 shqiptarë janë burgosur për shkaqe politike nga të cilët 984 janë vrarë apo kanë vdekur burgjeve. Qeveria shqiptare këto vite ka lënë në harresë krimet e diktaturës komuniste karshi 6027 të vrarëve nga ai regjim dhe 7022 shqiptarëve që kanë humbur jetën në kampet e përqendrimit apo të internimit nga puna e stërmundimshme, trajtimi kafshëror, mungesa e ushqimeve dhe dhuna ushtruar ndaj tyre.

LEXO EDHE:  Shpërthen Ngjela: Rama ka dalë plotësisht nga mendja, flet përçart

Nga ritmet aktuale që qeveria po ndjek për dëmshpërblimin e kësaj klase ndaj të cilës ne duhet të përulemi në shenjë respekti, do të duhen 20 vite që ato apo fëmijët e tyre të gëzojnë dëmshpërblimin që u takon dhe që është detyrimi më minimal që ne kemi karshi tyre.”/syri

 

Kliko per me shume info

1 COMMENT

  1. Demshperblim marrin vetem te burgosurit. Te perndjekurit e tjere, me internime apo perndjekje te tjera nuk jane trajtuar. Demshperblimi nuk duhej te ishte vetem nje lemoshe ne vlere monetare, por nje pakete e plote me qellim rehabilitimin e kesaj shtrese. Fakti qe kjo diskutohet ende sot pas 27 vjet postdiktature ka tregon sa shume eshte tallur politika me kete ceshtje. PD thirri mendjes e distancohu nga komunistet

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here