Përplasje në Komisionin e Ligjeve, PD braktis mbledhjen: Qeveria mbron mafien

Kliko per me shume info

PD ka braktisur mbledhjen e Komisionit të Ligjeve. Anëtarët e PD-së pretendojnë se shteti po mbron mafian në kurriz të qytetareve.

Përfaqësuesi i PD, Gent Strazimiri duke iu referuar çështjes Tahiri tha se mazhoranca ka qenë e përgatitur ta mbrojë atë.

Kliko per me shume info

Ai u shpreh se Komisioni i Ligjeve është tempull për njerëzit e ndershëm dhe jo strehim për të kërkuarit e drejtësisë sipas tij me prova të antimafias italiane.

Në mbledhje kanë qëndruar vetëm anëtarët e PS dhe ata të LSI. Kujtojmë se edhe një ditë më parë anëtarët e PD dhe të LSI braktisën mbledhjen e Konferencës së kryetarëve.

Debatet: 
Gent Strazimiri: Ju harroni që korridoreve të kuvendit sillet një i inkriminuar. Keni qenë të përgatitur ta mbronit. Këtu është tempull për njerëz te ndershëm dhe jo strehim për të kërkuarit e drejtësisë me prova të antimafias italiane. Ju po e mbroni mafian ne kurriz të shtetit. Ulsi, aty nuk je ulur për të mbrojtur kriminelët.
Ulsi Manja: PD e beri ritualin. Këtu duhen njerëz te përgjegjshëm. Kryetar, portret krenar, ballehapur sic ju ka thënë partia…
Bashkim Fino: Ishte me mirë Halimi dje. E uli nivelin Strazimiri.
Ulsi Manja: Ule gishtin, ule…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.