Patozi thumbon keq Bashën: Qesharak si Ventura i Italisë!

Ish-deputeti i PD-së, Astrit Patozi një nga kritikët e kreut të PD-së, e ka ironizuar keqazi Bashen me nje krahasim qe i ka bere me trajnerin italian Ventura pas shkaterrimit qe i solli kombetares fqinje.

E përbashkëta e tyre sipas ish-deputetit është se pas humbjes nuk dhanë dorëheqjen por folën për sukseset. Por me ironi ai shton se ka një ndryshim mes tyre.

LEXO EDHE:  Zbulohet sekreti, pse Enveri nuk i hapte kufijtë e Shqipërisë? Rrëfehet mjeku
Kliko per me shume info

”Ndryshimi i vetëm mes dy rasteve është se në Romë u mblodhën ca burra dhe e shkarkuan me unanimitet humbësin. Ndërsa në Tiranë burrat u mblodhën që të shpallnin me unanimitet fitoren e humbësit”,-shkruan Patozi.

Statusi

E gjithë Italia ishte e zhgënjyer dhe e pikëlluar nga disfata e kombëtares së futbollit me Suedinë, por trajneri ngulte këmbë se e kishte drejtuar mirë skuadrën.

LEXO EDHE:  “Më shitën motrën, me poshtëruan gruan”, historia e trishtë e burrit që vrau kushëririn

Kur të gjithë prisnin të paktën dorëheqjen e tij, si ngushëllimin më të vogël, Gian Piero Ventura numuronte sukseset, që kishin arritur “gli azzuri” në udhëheqjen e tij.

Dhe të gjitha këto i thonte në ditën e qametit, kur e kishte nxjerrë Italinë jashtë botërorit, një gjë që kishte ndodhur vetëm një herë në histori, 60 vjet të shkuara.

LEXO EDHE:  Vendimi, asnjë profesion i lirë jashtë TVSH nga zero, qeveria i përfshin edhe avokatët

U bë kaq qesharak, sa mund të krahasohej vetëm me Lulzim Bashën në Shqiperi, pas zgjedhjeve të 25 qershorit.

Ndryshimi i vetëm mes dy rasteve është se në Romë u mblodhën ca burra dhe e shkarkuan me unanimitet humbësin. Ndërsa në Tiranë burrat u mblodhën që të shpallnin me unanimitet fitoren e humbësit.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here