Patozi nxjerr nga arkiva foton me Sokol Olldashin: Ia dorëzova kokëulur nënës së tij

Astrit Patozi, një nga miqtë më të afërt të Sokol Olldashit e kujton atë në 4 vjetorin e ndarjes nga jeta, përmes një fotoje të shkrepur në redaksinë e gazetës “Albania” rreth 20 vite më parë.

Patozi thotë se foton ia ka dorëzuar sot kokëulur, nënës së tij.

Kliko per me shume info

KUR ISHIM MË TË VEGJËL
Është shkrepur rreth 20 vjet më parë, në redaksinë e gazetës “Albania”.
Atëherë, “kur ishim më të vegjël, sepse të rinj jemi prapë”.
Ka qenë kjo një shprehje, që e përdornim shpesh me shaka për të kujtuar të shkuarën dhe injoruar rrjedhjen e viteve.
Nuk e mbaja mend fare që ekzistonte, pasi asnjëri prej nesh nuk ka qenë i dhënë pas fotove.
Merita për “zbulimin” e saj i takon Irta Patozit, e cila e kishte gjetur rastësisht në turrën e fotografive të vjetra.
Por meqë është kopje e vetme, sot ia dorëzova kokëulur Kozetës.
Sepse asaj i takon që ta ketë, si e vetmja bankë e sigurt për të gjitha “pasuritë”, që trashëguam prej Sokol Olldashit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here