Basha denoncon skandalin: Ja si u ngritën në detyrë zyrtarët që i dhanë patentë skafi Tahirit

Kliko per me shume info

Kryetari i PD Lulzim Basha ka denoncuar ngritjen ne detyre te personave qe i kane siguruar patente skafi Saimir Tahirit, ish-minister i Brendshem.

Ja cfare shkruan Basha ne faqen e tij ne facebook: Ja si vepron mafia Rama-Tahiri per te garantuar trafikun e droges:
“Une qe po te shkruaj jam nepunes i zyres se patentave detare ne Drejtorine e Pergjithshme Detare ne Durres.

Kliko per me shume info

Me duhet te te informoj per proceduren e dhenies se patentes 100 toneshe te Sajmir Tahirit.
Shefi i zyres qe e firmosi quhet Hamdi Domi. Hamdiu nuk donte ta bente si patente dhe e ka mbajtur mbi tavoline te pakten 1 jave.

Dokumentat per berjen e patentes i ka sjell PAULIN NDREU me detyre Kapiten i Pergjithshem dhe nga sot e kane emeruar Drejtor te Pergjithshem te Drejtorise Detare, megjithese Kontrolli i Larte i Shtetit ka rekomanduar pushimin dhe largimin nga detyra.
Pra PAULIN NDREU ka ushtruar autoritetin e tij politik dhe aspak profesional duke detyruar firmosjen e kundraligjshme te kesaj patente.

Kjo patente eshte ne shkelje me ligjin e detarise. Pra nuk merret patente kamioni pa mare patente makine.
Dhe pervec ketyre shkeljeve flagrante, PAULIN NDREU emerohet drejtor prane drejtorise detare si vellai i deputetit PJERIN NDREU.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.