U kap me 800 mijë euro dhe patentat e Tahirit, lihet në burg 25 – vjeçari

Kliko per me shume info

Gjykata e Elbasanit ka dhënë këtë të shtunë masën e arrestit me burg për Orest Sotën. 25 – vjeçari akuzohet për fshehje të të ardhurave dhe mosbindje të punonjësve të policisë.

Sota u arrestua 3 ditë më parë pasi tentoi t’i ikte policisë në rrugën nacionale në afërsi të Balldrenit. Atij iu gjetën 2 patenta të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe 800 mijë euro në kroskotin e makinës. Pak kohë pas shoqërimit atij iu komunikua masa e arrestit, ndërsa paratë iu sekuestruan pasi nuk justifikoi burimin.

Kliko per me shume info

Ai i tha policisë se dy patentat për mjete lundrimi të Tahirit i kishte harruar miku i tij që ishte shofer i ish-ministrit të Brendshëm.

Sa i përket parave, Sota u shpreh se po i çonte në “Kurum” për të bërë një pagesë për hekur për llogari të babait të tij që punonte në sektorin e ndërtimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.