Pasojat që do të kenë gjyqtarët e prokurorët e korruptuar nga Vettingu

Kliko per me shume info

A mund të jetë rasti i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, që po hetohet si i dyshuar për korrupsion dhe lidhje me trafikantë të drogës, ngritja e siparit të një drejtësie të vërtetë, kur prokurorët e Tahirit nuk e kanë kaluar testin e vettingut?

Kliko per me shume info

E pyetur nga seksioni shqip i radios gjermane DW, kryetarja e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM), Genoveva Ruiz Calavera, ka dhenë përgjigjen e mëposhtme:

“Të gjithë prokurorët do të kalojnë në skanerin e vetingut. Të gjithë. Edhe Prokurori i Përgjithshëm, edhe anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. Ne shpresojmë fort që në fund të procesit do të jemi të aftë të identifikojmë gjykatësit dhe prokurorët e lidhur me krimin e organizuar.

Procesi në vetvete është për t’i skanuar dhe nxjerrë ata nga sistemi i drejtësisë. Vettingu nuk i fut në burg, por pasoja e vettingut do të jetë që ndaj tyre të fillojnë hetime dhe ngrihen akuza. Roli im është që vetingu, skaneri të bëhet në mënyrë të ndershme dhe të pavarur nga ndërhyrjet politike”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.