Pas Koresë së Jugut, Trump viziton Kinën: Pres me padurim të takoj presidentin

Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka përfunduar vizitën e tij në Korenë e jugut nga ku kërkoi mbështetje për sigurinë e përbashkët, kundër vendit të izoluar komunist, Korea e Veriut.

Menjëherë pas kësaj vizite Trump ka mbërritur në Kinë ku do të takojë homologun kinez Xi Jinping.

Kliko per me shume info

Pjesa më e rëndësishme e bisedës mendohet se do të përqendrohet tek tregëtia dhe tek tensionet me Korenë e Veriut.

LEXO EDHE:  Masakra me kamion në Kanada, kush është shoferi që shtypi 10 të pafajshëm

Presidenti i SHBA i cili është pritur me një ceremoni të jashtëzakonshme në Pekin i kërkoi Kinës ditën e djeshme të shkëpusë lidhjet me Korenë e Veriut.

“Pres me padurim të madh të takohem me presidentin Xi, që sapo ka marrë një fitore të madhe politike”, shkruan Trump në “Tëitter” pak para se të arrinte në Pekin, duke aluduar për mandatin e ri që Xi Jinping mori muajin e kaluar në krye të Partisë Komuniste kineze dhe për pasojë edhe të vendit më të populluar të botës.

LEXO EDHE:  Me frymën pezull… në pritje të emrit të Princit

Presidenti amerikan dhe gruaja e tij Melania kanë planifikuar të vizitojnë Qytetin e Ndaluar, i cili ka qene për shekuj me radhë shtëpia e perandorëve të Kinës.

 

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here