Pas deklaratës së fortë jashtë Kuvendit, Berisha rihyn në sallë: Thirreni të vijë këtu!

Pas deklaratës së fortë bërë për gazetarët jashtë ambienteve të Kuvendit, ku sulmoi ashpër Edi Ramën dhe homologun e tij serb Aleksandër Vuçiç lidhur çështjen e Kumanovës, ish-kryeministri Sali Berisha, ka rihyrë në sallë duke kërkuar kryeministrin Edi Rama.

“U bëj me dije shqiptarëve se pse Noriega po braktis çdo arenë. Bëhet takimi zyrtar i policisë dhe FBI, ikën si djalli nga temjani. Bëhet takimi tjetër, përsëri po kaq i rëndësishëm, ia mbath. Bëhet diskutimi këtu për drogën 850 mijë euro, përsëri ia mbath. Në këtë mënyrë ka vendosur ai të mbrohet zotëria e tij? Nuk mbrohet dot, nuk ka shpresë. I thuaj të vijë këtu!!”, ka bërtitur nga vendi Berisha por kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi, i ka hequr fjalën duke vazhduar me rendin e ditës.

Kliko per me shume info

Kryeministri Rama ndërkohë sapo ka përfunduar konferencën për mediat me komisionerin Hahn.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here